Kolegji AAB vazhdon të dëshmojë cilësi dhe përkushtim përmes sukseseve të studentëve në arenën ndërkombëtare.
Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Shkëlqim Miftari, ka arritur rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare Fitness Challenge (IFBB Balkan Championships 2026), të cilat u mbajtën në Stamboll, Turqi.
Ai garoi në dy disiplina dhe u rendit ndër më të mirët, duke arritur këto rezultate:
-Vendi i dytë (Silver) në kategorinë Fitness Challenge
-Vendi i dytë (Silver) në kategorinë Mix
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhur dhe nivelit të lartë të përgatitjes profesionale që studentët e Kolegjit AAB përfaqësojnë në aktivitete ndërkombëtare.