SPEEX Education prezanton mundësi punësimi për studentët e AAB-së

14 Prill 2026

Përfaqësueset e Speeex Education, Yllke Hoxha dhe Besiana Krasniqi, realizuan një vizitë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, ku u pritën nga zëvendësrektori, Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi, në praninë e dekanes së fakultetit, Prof. Aida Alla si edhe Prof. Armend Bytyqi.

Gjatë takimit u diskutua, ndër të tjera, për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Në kuadër të vizitës, përfaqësueset e Speeex Education mbajtën një seancë informuese me studentët e programit të gjuhës gjermane, ku prezantuan mundësitë e punësimit dhe shërbimet që ofron kjo platformë. Studnetët shfaqën interesim të lartë për t’u bërë pjesë e kësaj kompanie të madhe dhe të suksesshme.

Share: