Në 18 prill, në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, duke filluar nga ora 11:00, mbahet edicioni i tetë i recitalit vjetor studentor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ky recital organizohet për të shënuar Ditën Botërore të Gjuhës Angleze, duke sjellë një program të larmishëm me poezi, monologje teatrore, këngë dhe interpretime në disa gjuhë të huaja.
Këtë vit, recitali mirëpret edhe studentët e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren. Studentët do të shpalosin aftësitë e tyre kreative dhe artistike, duke theksuar me fjalë rëndësinë e gjuhëve në komunikimin ndërkombëtar. Ngjarja është e hapur për të gjithë dashamirësit e arteve skenike dhe gjuhëve të huaja.