Kolegji AAB fton të gjitha bizneset e interesuara që të dorëzojnë ofertat e tyre për pajisje në kuadër të projektit “Green Impact”. Thirrja për ofertë.
Ky projekt përfaqëson një hap të guximshëm drejt integrimit të qëndrueshmërisë në thelbin e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në Ballkanin Perëndimor.
Të gjitha bizneset e interesuara duhet të dorëzojnë këto dokumente:
-Ofertën financiare (bazuar në specifikat, çmimin e ofruar për njësi dhe kohën e liferimit).
-Certifikatën e regjistrimit të biznesit
-Certifikatën e TVSH-së
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në formë elektronike në email-in: [email protected] dhe [email protected] me subject “Ofertë për “GREEN IMPACT”.
Çdo formë tjetër e dorëzimit të ofertave do të konsiderohet e papranueshme.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më 08.05.2026 në ora 16.00.