Me 13 maj në Kolegjin AAB, do të mbahet tryezë diskutimi e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në kuadër të Ditës Botërore të Infermierisë.
Tema e tryezës do të jetë “Forcimi i rolit të infermierëve në kujdesin shëndetësor në shtëpi: mësime nga modeli shqiptar dhe implikimet për Kosovën”.
Kjo tryezë është e akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me:
-8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive
-6 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive
Në këtë aktivitet janë të mirëseardhur të gjitha profilet shëndetësore, si dhe palët e interesuara që kontribuojnë në avancimin e kujdesit shëndetësor në komunitet.
Për pjesëmarrje, aplikoni përmes emailit: [email protected]