Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB organizon tryezë diskutimi për fuqizimin e rolit të infermierëve në Kosovë

29 Prill 2026

Me 13 maj në Kolegjin AAB, do të mbahet tryezë diskutimi e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në kuadër të Ditës Botërore të Infermierisë.

Tema e tryezës do të jetë “Forcimi i rolit të infermierëve në kujdesin shëndetësor në shtëpi: mësime nga modeli shqiptar dhe implikimet për Kosovën”.

Kjo tryezë është e akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me:

-8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive

-6 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive

Në këtë aktivitet janë të mirëseardhur të gjitha profilet shëndetësore, si dhe palët e interesuara që kontribuojnë në avancimin e kujdesit shëndetësor në komunitet.

Për pjesëmarrje, aplikoni përmes emailit: [email protected]

Share: