Zyra për Zhvillim të Projekteve në AAB forcon bashkëpunimin me Universitetin e Schmalkalden në projekte ndërkombëtare

30 Prill 2026

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjes së pjesëmarrjes në projekte konkurruese, Zyra për Zhvillim të Projekteve në Kolegjin AAB zhvilloi një takim me delegacionin nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Schmalkalden, Gjermani.

Takimi u udhëhoq nga Drejtoresha e Zyrës për Zhvillim të Projekteve, Ilirijana Geci, së bashku me zyrtaren për projekte Flaka Jonuzi, ndërsa delegacioni gjerman përbëhej nga Dr. Paul Voerkel, M.Eng. Venkata Prashanth Uppapalati, Prof. Dr. Kurt Englmeier dhe Prof. Dr. Frank Schödel.

Gjatë takimit u prezantua puna dhe zhvillimi i Zyrës për Zhvillim të Projekteve në Kolegjin AAB, duke përfshirë aplikimet e shumta dhe pjesëmarrjen aktive në thirrje ndërkombëtare, si dhe angazhimin për të qenë pjesë e projekteve të rëndësishme evropiane dhe globale.

Palët diskutuan mundësitë për bashkëpunim konkret në kuadër të projekteve ndërkombëtare, me fokus në krijimin e konsorciumeve të përbashkëta dhe aplikime të përbashkëta në fusha strategjike si teknologjia dhe ekonomia.

Delegacioni gjerman shprehu interesim të veçantë për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin e projekteve, duke vlerësuar potencialin e Kolegjit AAB si partner aktiv dhe të besueshëm në iniciativa ndërkombëtare.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve institucionale në zhvillimin e projekteve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kolegjit AAB.

Share: