QKRMT mban trajnim me studentët e Psikologjisë

4 Maj 2026

Fakulteti i Psikologjisë në bashkëpunim me QKRMT, mbajti trajnim për studentë në kuadër të iniciativës për promovimin e mirëqenies psikologjike në mjedisin universitar.

Ky aktivitet shërbeu si një hap i rëndësishëm për të dëgjuar drejtpërdrejt përvojat, sfidat dhe nevojat e studentëve në lidhje me mirëqenien, ndjenjën e sigurisë, besimin dhe përkatësinë në universitet.

Përmes një diskutimi të hapur dhe reflektues, studentët ndanë perspektiva të vlefshme që do të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve të mëtejme, duke përfshirë trajnime, mbështetje mes bashkëmoshatarëve dhe krijimin e hapësirave të dedikuara për mirëqenie.

Ky fokus grup është pjesë e bashkëpunimit me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me synim ndërtimin e një kulture universitare më të sigurt, më gjithëpërfshirëse dhe më mbështetëse për të gjithë.

Share: