Eksperti ndërkombëtar Niklas Malmros mban ligjëratë për studentët e AAB-së

8 Maj 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB ka organizuar një ligjëratë me të ftuar Niklas Malmros, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Sigma Technology Solutions Group”.

Tema e ligjëratës ishte “Digital Product Passports”, një koncept inovativ që po zhvillohet në kuadër të politikave të Bashkimit Evropian për të rritur transparencën, qëndrueshmërinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve.

Gjatë prezantimit u diskutua mbi rëndësinë e teknologjisë në menaxhimin e ciklit jetësor të produkteve, përdorimin e të dhënave digjitale dhe ndikimin që këto procese pritet të kenë në industri të ndryshme në të ardhmen.

Përmes shembujve praktikë dhe profesional të z.Malmros, studentët u njohën me mënyrën se si kompanitë teknologjike po kontribuojnë në inovacionin digjital dhe në krijimin e zgjidhjeve moderne që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo ligjëratë ofroi një pasqyrë më të gjerë mbi zhvillimet e fundit digjitale dhe rëndësinë e zgjidhjeve inovative në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe transparente.

Share: