Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës, ka realizuar një vizitë studimore në Kopshtin “Lindi”, ku është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet institucioneve.
Ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjes mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, si dhe krijimin e mundësive për zhvillim praktik dhe profesional të studentëve në fushën e edukimit dhe shkencave sociale.
Gjatë vizitës, një moment i veçantë ishte takimi me studenten tonë Burbuqe Sylejmani, e cila është e punësuar në këtë institucion si rezultat i pjesëmarrjes në Panairin e Karrierës dhe Punësimit të organizuar nga Kolegji AAB. Ky rast dëshmon edhe një herë ndikimin konkret të aktiviteteve të Qendrës së Karrierës në punësimin e studentëve.
Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Qendra e Karrierës mbeten të përkushtuara në zgjerimin e bashkëpunimeve me institucione relevante, me qëllim rritjen e mundësive profesionale për studentët.



