Fakulteti i Shkencave Kompjuterike do të organizojë workshop treditor me temën “Nga ideja në produkt me Inteligjencë Artificiale”
Workshop-i do të fokusohet në përdorimin praktik të Inteligjencës Artificiale për zhvillimin e ideve dhe produkteve digjitale, ku studentët do të punojnë në grupe dhe do të kalojnë nga identifikimi i problemit deri te krijimi i një prototipi dhe prezantimi final.
Aktiviteti do të udhëhiqet nga Drin Perçuku , Software Developer, njëherazi student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike nga niveli Master.
Workshop’i do të zhvillohet në datat vijuese:
12.05.2026 – ora 16:00, A-LAB I
13.05.2026 – ora 16:15, A-203
14.05.2026 – ora 16:00, A-LAB VI
Në fund të workshop-it, pjesëmarrësit që ndjekin të gjitha ditët do të pajisen me certifikatë.
Linku për aplikim:
https://forms.gle/36UWHjmHjPNhBvMu7