Në kuadër të Ditës Botërore të Infermierisë, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, në bashkëpunim me Universitetin Dokuz Eulyl, kanë zhvilluar një konferencë shëndetësore ku u trajtuan tema të rëndësishme nga fusha mjekësore.
Gjatë kësaj konference u diskutua për “Kujdesin ndaj pacientit kirurgjik të moshuar-Deliriumi” dhe “Karakteristikat e punës si parashikues i performancës profesionale të infermierëve në Kosovë”, tema që ngritën diskutime rreth sfidave me të cilat përballet sistemi shëndetësor.
Po ashtu, prof. Vlora Ejupi, prezantoi një studim mbi karakteristikat e punës si parashikues të performancës profesionale të infermierëve në Kosovë. Përmes këtij hulumtimi u analizuan faktorët që ndikojnë në performancën dhe efikiasitetin e infermierëve në nivele të ndryshme të sistemit shëndetësor.
Konferenca u karakterizua nga diskutime profesionale dhe prezantime shkencore, duke vënë në pah rëndësinë e avancimit të praktikavë infermierore dhe shkëmbimit të njohurive në sektorin e shëndetësisë.
