Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, në kuadër të lëndës “Teknologjia Elektronike Komerciale”, ka zhvilluar një ligjëratë me të ftuarin Emir Dauti, kontraktor i kompanive të njohura si Meta Platforms, Netflix dhe Google.
Tema e kësaj ligjërate ishte “From E-commerce to Algorithmic Growth”, ku u diskutua për zhvillimin e tregtisë elektronike, strategjitë moderne të marketingut digjital dhe ndikimin e algoritmeve në rritjen e
bizneseve online.
Ky aktivitet u karakterizua nga diskutime interaktive dhe interes të madh të studentëve, të cilët patën
mundësi të marrin njohuri dhe këshilla profesionale nga përvoja ndërkombëtare e Emir Dautit në fushën
e marketingut digjital dhe zhvillimit të bizneseve online.



