Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizon ligjëratë mbi rolin e infermierit në situata urgjente

15 Maj 2026

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të Javës së Infermierisë, duke organizuar një ligjëratë informuese për studentët me temën “Roli i infermierit në menaxhimin e situatave urgjente”.

Ligjërues i këtij aktiviteti ishte Driton Sadiku, infermier në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, i cili foli për rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe kompetencat e nevojshme në rastet urgjente, si dhe sfidat me të cilat përballen infermierët gjatë punës së përditshme.

Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve me studentët, u trajtuan aspektet kryesore të menaxhimit të situatave emergjente, bashkëpunimi me ekipet mjekësore dhe përgjegjësitë që ka infermieri në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Share: