Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizon aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut

16 Maj 2026

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore ka organizuar dhurimin vullnetar të gjakut, me pjesëmarrjen e profesorëve, studentëve dhe stafit të institucionit.

Ky aktivitet, i cili tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme në Kolegjin AAB, u realizua me qëllim të promovimit të solidaritetit, humanizmit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e dhurimit të gjakut në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Për të mundësuar zhvillimin e aktivitetit kontribuoi Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke siguruar të gjitha procedurat e nevojshme mjekësore, si dhe duke ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit të dhurimit sipas standardeve të kërkuara.

Share: