Përfundon me sukses “Java e Sportit” në Kolegjin AAB

21 Maj 2026

Ka përfunduar me sukses “Java e Sportit” në Kolegjin AAB, e organizuar nga Unioni Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit.

Ky aktivitet tashmë tradicional në institucionin tonë edhe këtë vit mblodhi qindra studentë nga të gjitha fakultetet, duke krijuar një atmosferë të veçantë garuese dhe sportive.

Gjatë javës u zhvilluan gara në disa disiplina sportive, përfshirë futsall, volejboll, basketboll dhe pingpong, ku morën pjesë mbi 250 studentë.

Edhe këtë vit, dominimin në të gjitha disiplinat sportive e treguan studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, të cilët u shpallën fitues në turnetë e zhvilluar. Në përmbyllje të “Javës së Sportit”, fituesve iu ndanë shpërblime, mirënjohje, kupa dhe medalje.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u udhëhoq nga Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva, koordinatori për cilësi Besim Gashi, si dhe përfaqësuesja e Unionit Studentor, Doresa Berisha.

Share: