Hapet edicioni i shtatë i Prishtina Arts and Architecture Festival-Program (PAAF 2026)

23 Maj 2026

Është hapur edicioni i shtatë i festivalit “Prishtina Arts and Architecture Festival”, i cili përfshin një program të gjerë artistik dhe dizajni grafik, duke u ndërtuar mbi krijimtarinë e studentëve dhe drejtimeve të ndryshme artistike.

Në fjalën hyrëse rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, theksoi rëndësinë e këtij eventi, duke përmendur praninë e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka parë nga afër punimet e studentëve. Ai shtoi se të pranishëm në këtë festival ishin edhe profesorë nga Spanja, gjë që i jep ngjarjes karakter ndërkombëtar.

Më pas, Hajrush Fazliu mbajti një fjalë rasti, ku vlerësoi punën kreative dhe artistike të studentëve, duke theksuar se këto vlera përfaqësojnë Kosovën dhe gjithë Ballkanin.

Studentët e Muzikologjisë sollën një program të larmishëm me këndim koral, interpretime solo dhe performancë baleti, duke krijuar një paraqitje artistike dhe bashkëpunuese në kuadër të aktivitetit.

Në përfundim, dekani i Fakultetit të Arteve, Fitim Aliu, u ftua për të shpallur zyrtarisht të hapur festivalin, duke shënuar fillimin e aktiviteteve artistike të PAAF 2026, i cili do të zgjasë deri më 30 maj.

Share: