Ligjëratë profesionale për analizën financiare dhe vendimmarrjen bankare në Fakultetin Ekonomik

23 Maj 2026

Në Kolegjin AAB u mbajt një ligjëratë e hapur e organizuar nga Fakulteti Ekonomik, në bashkëpunim
me ProCredit Bank, me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik.

Ligjërata u mbajt nga Blerina Nikqi, Business Client Adviser në ProCredit Bank, e cila trajtoi temën “Dokumentacioni financiar dhe vlerësimi i riskut në vendimmarrjen bankare për klientët biznesor”.

Në këtë diskutim, studentët patën mundësi të njihen më afër me proceset e analizës financiare, rëndësinë e dokumentacionit në sektorin bankar, si dhe mënyrat e vlerësimit të riskut gjatë vendimmarrjes për financimin e bizneseve.

Aktiviteti u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur me studentët, duke krijuar mundësi për diskutime interaktive dhe shkëmbim përvojash profesionale.

Share: