Studentët e Dizajnit të Modës organizojnë sfilatë në kuadër të PAAF 2026

26 Maj 2026

Në ambientet e Kolegjit AAB është mbajtur sfilata tradicionale e Departamentit të Dizajnit të Modës, në kuadër të festivalit “Prishtina Arts and Architecture Festival (PAAF) 2026”.

Studentët prezantuan koleksionet e tyre unike, të cilat sollën kombinime kreative të dizajnit bashkëkohor, elementeve artistike dhe inspirimit personal. Përmes paraqitjeve në pistë, ata dëshmuan
talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre në fushën e modës.

Sfilata tërhoqi vëmendjen e një audience të madhe, e cila pati mundësinë të shijojë punimet dhe idetë inovative të studentëve, duke e kthyer në një mbrëmje artistike dhe inspiruese.

Share: