Fakulteti Ekonomik realizon punëtorinë “Menaxhimi i Furnizimit Zinxhiror”

26 Maj 2026

Nën udhëheqjen akademike të Prof. Asoc. Dr. Fëllënzë Pula, më datë 23 maj 2026, në kuadër të aktiviteteve akademike të Fakultetit Ekonomik – niveli Master, u realizua punëtoria praktike me temë “Menaxhimi i Furnizimit Zinxhiror”, e organizuar me qëllim të integrimit të njohurive teorike me analizat praktike të rasteve reale nga fusha e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.

Punëtoria kishte karakter interaktiv dhe aplikativ, duke u fokusuar në analizimin e proceseve operative, logjistike dhe menaxheriale që ndërlidhen me funksionimin e zinxhirit të furnizimit në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Studentët u organizuan në katër grupe punuese dhe secili grup trajtoi një rast konkret studimor, përmes analizës së proceseve të furnizimit, prodhimit, magazinimit, transportit dhe shpërndarjes së produkteve deri te konsumatori final.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte zhvillimi i aftësive analitike dhe praktike të studentëve në identifikimin e sfidave operative të zinxhirit të furnizimit, si dhe propozimi i zgjidhjeve efikase në përputhje me praktikat moderne të menaxhimit logjistik dhe të furnizimit.

Share: