Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizon trajnim profesional për Microsoft Azure

26 Maj 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, në bashkëpunim me kompaninë Albanian Azure User Group kanë organizuar një Azure Workshop për studentët e interesuar për teknologjitë cloud dhe platformat moderne të zhvillimit.

Kjo punëtori u udhëhoq nga Lediard Spaqi, i cili ndau përvoja dhe njohuri praktike mbi platformën Microsoft Azure, konceptet bazë të cloud computing dhe rëndësinë e këtyre teknologjive në tregun aktual të punës.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësi të njihen më përdorimin praktik të shërbimeve në bazë të Azure, funksionim e teknologjive cloud, si dhe me certifikme fillestare të Azure, të cilat ofrojnë mundësi të reja për zhvillim profesional dhe avancim në fushën e teknologjisë së informacionit.

Share: