Profesori nga Spanja zhvillojnë ligjërata në Kolegjin AAB

26 Maj 2026

Profesori nga University of Extramadura, Eduardo Cuerda – Correa, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakulteti të Arteve dhe studentët e Fakultetit të Arkitekturës me temën “Cork beyond the bottle: new architectural uses for a traditional material”.

Në kuadër të kësaj ligjërate u prezantuan përdorimet moderne të materialit cork në arkitekturë dhe ndërtimtari duke u fokusuar në zgjidhjet inovative dhe të qëndrueshme për industrinë e ndërtimit.

Profesori ndau rezultate konkrete të studimeve mbi betonin me përbërje cork, duke theksuar avantazhet si pesha më e lehtë, izolimi termik më efikas dhe performanca akustike e materialit.

Ligjërata solli perspektiva bashkëkohore ndërkombëtare për studentët dhe pjesëmarrësit, duke nxiturdiskutime mbi arkitekturën e qëndrueshme, materialet ekologjike dhe inovacionin në dizajn.

Share: