Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, me vetëiniciativë dhe në bashkëpunim me dekanen Mimoza
Kamberi, kanë organizuar një vizitë në Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), me rastin e
Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Gjatë kësaj vizite, studentët kanë përgatitur dhurata simbolike për fëmijët, duke synuar të sjellin gëzim
dhe mbështetje për ta. Një moment i veçantë ishte dhurimi i librit “Unë mbijetova… dhe po rilind” nga
studentja Almedina Murina, e cila ia dedikoi këtë vepër organizatës si një mesazh shprese, force dhe
frymëzimi.
Pjesëmarrësit u mirëpritën nga drejtoresha e qendrës, Ibadete Krasniqi, e cila falënderoi studentët dhe
stafin akademik për iniciativën humane dhe vëmendjen e treguar ndaj fëmijëve.
Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, duke përcjellë mesazhe solidariteti,
humanizmi dhe përkujdesjeje ndaj fëmijëve.



