Në kuadër të edicionit të shtatë të Prishtina Arts and Architecture Festival, Kolegji AAB ka mirëpritur profesoreshën ndërkombëtare Bernadette Coughlan nga Spanja, e cila mbajti një punëtori inspiruese për studentët e modës dhe dizajnit.
Ligjërata me temën “Threads of Identity: Culture, Memory, and Meaning in Fashion” solli një qasje bashkëkohore mbi mënyrën se si moda ndërthur kulturën, kujtesën dhe identitetin në shoqërinë moderne.
Ky workshop u realizua në kuadër të lëndës “History of Costume and Fashion”, nën udhëheqjen e profesoreshës Riona Sylejmani, duke krijuar një hapësirë diskutimi dhe shkëmbimi të përvojave ndërkombëtare mes studentëve dhe profesionistëve të fushës.



