Profesoresha Aida Thaqi prezenton në simpoziumin ndërkombëtar të organizuar nga Qendra e Studimeve të Diskursit, Barcelonë

29 Maj 2026

Profesoresha e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Aida Thaqi, ka marrë pjesë në Simpoziumin e dytë ndërkombëtar të Studimeve të Diskursit, i cili u mbajt online nga data 19–21 maj 2026. Simpoziumi u organizua nga Qendra e Studimeve të Diskursit në Barcelonë, me tematikën “Discourses of Power, Resistance, and Reaction in the Global Era”.

Ky simpozium ndërkombëtar kishte për qëllim të ofrojë një platformë ndërdisiplinore për diskutim akademik mbi tensionet ideologjike dhe diskursive në botën bashkëkohore, duke bashkuar studiues nga vende të ndryshme të botës. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe gjuhëtarë të njohur të fushës, si dhe bashkëthemeluesit e CDA-së, Teun A. van Dijk dhe Ruth Wodak. 

Profesoresha Thaqi ishte një nga katër panelistet e përzgjedhura që prezantuan në sesionin në gjuhën angleze në kuadër të ditës së dytë të aktivitetit, e cila kishte tematikën “Social movement discourses: strategies of resistance, rearticulation, and construction of the commons”. Ajo ndau me audiencën hulumtimin e saj shkencor, duke reflektuar mbi rolin e diskursit në kundërshtimin e narrativave shoqërore të cilat penalizojnë avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

Share: