Në atmosferën kreative të Prishtina Arts and Architecture Festival 2026 u mbajt Kolonia Artistike tradicionale e studentëve të Pikturës të Kolegjit AAB dhe Universitetit të Prishtinës.
Gjatë kësaj kolonie artistike, studentët realizuan piktura dhe punime të ndryshme artistike, duke shprehur kreativitetin dhe talentin e tyre në artin pamor. Aktiviteti mblodhi së bashku studentë dhe profesorë të artit në një atmosferë kreative dhe bashkëpunuese.
Kolonia kishte për qëllim promovimin e artit, zhvillimin e shprehjes artisitke te studentët, si dhe krijimin e hapësirës për bashkëpunim dhe inspirim ndërmjet të rinjve në fushën e pikturës.



