Një grup studentësh dhe anëtarë të stafit të Kolegjit AAB, kanë marrë pjesë në një program shkëmbimi akademik përmes programit Erasmus+ në University of Extremadura në Spanjë, duke shënuar një përvojë të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë.
Pjesë e këtij shkëmbimi akademik ishin studentët: Ngadhnjim Mehmeti, Olti Rashiti; Fitore Zeqiri nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun; profesorët Ardian Sallauka, Arlinda Gashi, Valdete Daku, Leron Berisha dhe Ersan Hamdiu.
Gjatë qëndrimit në universitetin nikoqir, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjërata, seminare dhe aktivitete akademike, duke u integruar në jetën universitare dhe metodologjitë mësimore që aplikohen në Spanjë.
Ky shkëmbim ishte një eksperiencë e suksesshme për pjesëmarrësit, dhe kontribuoi në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, si dhe në forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare në arsimin e lartë.