Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentit tonë të dashur, Leonit Aliu.
Në emër të Kolegjit AAB, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Leoniti do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje si pjesë e komunitetit tonë akademik. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë në zemrat dhe mendjet e atyre që ndanë me të rrugëtimin e dijes, miqësisë dhe bashkëpunimit.
U prehtë në paqe.