Inxhinieri Arlind Avdullahu mban ligjëratë për studentët e Shkencave Kompjuterike

5 Qershor 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka organizuar një ligjëratë profesionale me temë “AI in Requirements Engineering”, e mbajtur nga Arlind Avdullahu, Requirements Engineer në ERGO Group AG, Gjermani.

Në prezantimin e tij, Arlindi trajtoi fazat kryesore të inxhinierisë së kërkesave, duke përfshirë mbledhjen, analizimin, specifikimin dhe validimin e kërkesave, si dhe mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përmirësimin e këtyre proceseve.

Studentët patën mundësi të japin mendimet e tyre dhe të marrin pjesë në pyetje të ndryshme lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e inteligjencës artificiale. Një nga temat që nxiti më së shumti debat ishte mundësia e zëvendësimit të inxhinierëve të kërkesave nga AI në të ardhmen.

Ky aktivitet ofroi një mundësi të vlefshme për studentët që të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi teknologjitë moderne dhe aplikimin e tyre në zhvillimin e sistemeve softuerike.

Share: