Kolegji AAB bëhet qendër e debatit shkencor ndërkombëtar për komunikimin në epokën digjitale

8 Qershor 2026

Kolegji AAB organizoi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Communication in the Age of AI: Transformation, Politics, and Society”, një forum akademik i nivelit të lartë që mblodhi studiues, profesorë universitarë, hulumtues, studentë dhe ekspertë nga institucione të ndryshme akademike vendore dhe ndërkombëtare. Konferenca shërbeu si platformë multidisiplinare për trajtimin e transformimeve që inteligjenca artificiale po sjell në fushën e komunikimit, politikës dhe zhvillimeve shoqërore bashkëkohore.

Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, theksoi rëndësinë e diskutimeve shkencore mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në strukturat moderne të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Në adresimin e tij, rektori Olluri vlerësoi konferencën si një ngjarje me rëndësi të veçantë akademike, duke theksuar se inteligjenca artificiale përfaqëson një nga zhvillimet më transformuese të epokës sonë dhe kërkon qasje kritike, ndërdisiplinore dhe të bazuar në kërkim shkencor për të kuptuar implikimet e saj në shoqëri.

Profesori i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Hasan Saliu, shprehu kënaqësinë për interesimin e madh të komunitetit shkencor dhe për pjesëmarrjen e studiuesve nga vende të ndryshme, duke vlerësuar cilësinë e lartë akademike të punimeve të prezantuara dhe kontributin e tyre në avancimin e debatit shkencor mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin.

Si folës kryesor në këtë konferencë ishte prof. dr. Daniele Battista nga Universiteti i Salernos, Itali, i cili prezantoi ligjëratën me titull “Fake Reality: The Future of Political Communication ëith AI”. Në prezantimin e tij, ai analizoi ndikimin gjithnjë në rritje të inteligjencës artificiale në komunikimin politik, duke u ndalur veçanërisht te fenomenet e manipulimit digjital, prodhimit të përmbajtjeve sintetike dhe sfidat që dezinformimi paraqet për demokracinë, transparencën dhe integritetin e hapësirës publike.

Punimet e konferencës vijuan në shtatë panele shkencore tematike, katër prej të cilave u zhvilluan në format fizik dhe tre në format virtual, duke reflektuar karakterin ndërkombëtar dhe gjithëpërfshirës të ngjarjes.

Një hapësirë e veçantë iu kushtua edhe prezantimit të punimeve të studentëve të Kolegjit AAB, duke dëshmuar angazhimin institucional për promovimin e kërkimit shkencor dhe përfshirjen aktive të gjeneratave të reja në debatet akademike mbi zhvillimet teknologjike globale.

Konferenca konfirmoi rolin e Kolegjit AAB si një qendër aktive e prodhimit dhe promovimit të dijes shkencore, duke krijuar hapësira të rëndësishme për dialog akademik ndërkombëtar dhe për trajtimin kritik të sfidave dhe mundësive që inteligjenca artificiale paraqet për komunikimin, politikën dhe shoqërinë.

Share: