Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale prezantuan punimet e tyre të diplomës në një aktivitet akademik të organizuar nga profesorët e lëndës Punim Diplome. Aktiviteti kishte për qëllim orientimin dhe mbështetjen e studentëve në procesin e hulumtimit shkencor, si dhe krijimin e një hapësire për shkëmbimin e ideve dhe përvojave akademike.
Në kuadër të prezantimeve, studentët shpalosën temat e trajtuara, metodologjinë e përdorur dhe gjetjet kryesore të punimeve të tyre, duke hapur diskutime rreth çështjeve të ndryshme me interes shkencor dhe shoqëror.
Aktiviteti u zhvillua në praninë e dekanes së Fakultetit të Shkencave Sociale, Mimoza Kamberi, si dhe profesoreshave Arbërore Bicaj dhe Lirika Bërdynaj Syla.
Përmes këtij organizimi u theksua rëndësia e hulumtimit shkencor dhe roli i tij në formimin akademik e profesional të studentëve, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për prezantim, diskutim dhe shkëmbim përvojash.



