AAB organizon ligjëratë me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë

9 Qershor 2026

Me 12 qershor në Kolegjin AAB, do të mbahet ligjëratë me të ftuar special Shefin e Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Hubert Perr.

Ligjërata do të mbahet në kuadër të Shkollës Verore 2026 dhe aktiviteteve të “Student Ambassadors” të projektit Qendra e Ekselencës “KO-in-EU”.

Projekti mbështetet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe synon të promovojë njohuri, dialog dhe angazhim mbi temat që lidhen me Bashkimin Evropian dhe vlerat e tij.

Ligjërata do të trajtojë tema që lidhen me Bashkimin Evropian, procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

Kjo ligjëratë e hapur u ofron studentëve, stafit akademik dhe pjesëmarrësve të tjerë të interesuar një mundësi të vlefshme për të marrë njohuri nga një përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe për të marrë pjesë në një diskutim mbi rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Share: