Kolegji AAB bashkëorganizator i Konferencës së VII Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike

9 Qershor 2026

Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB do të jetë bashkëorganizator i Konferencës së VII Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike, organizuar nga nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.

Kjo konferencë synon të mbledhë studiues, profesorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë nga fusha e së drejtës, dhe paraqet një platformë të rëndësishme për prezantimin e punimeve shkencore, shkëmbimin e rezultateve të kërkimeve akademike dhe trajtimin e çështjeve bashkëkohore në shkencat juridike.

Përmes këtij bashkëorganizimi, Fakulteti Juridik kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit akademik dhe në avancimin e kërkimit shkencor në fushën juridike.

Ngjarja pritet të sjellë së bashku një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish nga institucione të ndryshme akademike dhe kërkimore, duke krijuar hapësirë për diskutime shkencore dhe shkëmbim të ideve mbi zhvillimet aktuale në fushën e së drejtës.

Konferenca do të mbahet me 16 tetor 2026, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Për më shumë informata rreth konferencës dhe temave që do trajtohen, vizitoni linkun: https://conf.seeu.edu.mk/iscls2026

Share: