Ka filluar java e dytë e Shkollës Verore në kuadër të projektit KO-in-EU i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, me aktivitete dhe ligjërata të ndryshme.
Këto ditë, pjesëmarrësit po trajtojnë tema që lidhen me integrimin evropian, diplomacinë dhe
komunikimin institucional, duke kombinuar ligjëratat teorike me punën praktike.
Ligjërata u udhëhoq nga Asoc. Prof. Dr. Bashkim Rrahmani, i cili trajtoi aspekte të rëndësishme të
diplomacisë në kontekstin e Bashkimit Evropian.
Programi po zhvillohet me pjesëmarrje aktive të studentëve, diskutime dhe analiza të rasteve konkrete,
me qëllim thellimin e njohurive mbi proceset e integrimit evropian dhe rolin e komunikimit publik.



