Kolegji AAB fton studentet e interesuara të aplikojnë për pjesëmarrje në edicionin e 12-të të OSCE
Dialogue Academy for Young Women 2026, një program ndërkombëtar i organizuar nga Misioni i OSBE-
së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi.
Akademia e Dialogut është një program unik dhjetëditor që mbledh vajza të reja nga Prishtina dhe
Beogradi, duke u ofruar mundësinë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushat e dialogut,
lidershipit, ndërtimit të paqes, bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkulturor.
Përmes punëtorive interaktive, diskutimeve, ligjëratave dhe aktiviteteve praktike të udhëhequra nga
ekspertë dhe ligjërues ndërkombëtarë, pjesëmarrëset do të kenë mundësi të:
-Zhvillojnë aftësi në dialog dhe lidership;
-Thellojnë njohuritë mbi ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin rajonal;
-Krijojnë rrjete profesionale dhe miqësi afatgjata;
-Shkëmbëjnë përvoja dhe perspektiva me pjesëmarrëse nga rajoni.
Data e realizimit të programit: 8 – 17 tetor 2026
Lokacioni: Nova Goricë, Slloveni dhe Gorizia, Itali
Afati i fundit për aplikim: 23 korrik 2026
Studentet e interesuara mund të gjejnë thirrjen e plotë për aplikim dhe materialet përcjellëse përmes linkut të publikuar nga organizatorët.
https://omik.osce.org/mission-kosovo/665542
Për informata shtesë lidhur me programin ose procesin e aplikimit, mund të kontaktoni organizatorët
në: [email protected]
Inkurajojmë të gjitha studentet e Kolegjit AAB që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo përvojë e vlefshme ndërkombëtare, e cila kontribuon në zhvillimin personal, akademik dhe profesional.