Stafi i Kolegjit AAB pjesë e vizitës studimore në Universitetin e Ljubljanës

11 Qershor 2026

Në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE “Transforming Business Education with AI in WB: Innovating Education for the Next Generation of Entrepreneurs (TBEAI)”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, po zhvillohet vizita e dytë studimore në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të universiteteve partnere nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, përfshirë ligjëruesit e AAB Arta Musollaj, Engin Melekoglu dhe Falkona Hasani.

Aktivitetet po mbahen në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës të Universitetit të Ljubljanës dhe janë të fokusuara në zhvillimin e kapaciteteve akademike në fushën e inteligjencës artificiale, inovacionit dhe transformimit digjital në arsimin e lartë.

Përmes këtyre aktiviteteve, vizita studimore po ofron një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike për integrimin e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë. Njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë kësaj vizite do të kontribuojnë në realizimin e objektivave të projektit dhe në modernizimin e programeve studimore në institucionet partnere.

Share: