Prof. Agron Mustafa pjesëmarrës në takimin e Konsorciumit të projektit CreaTech në Slloveni

15 Qershor 2026

Koordinatori i projektit CreaTech në Kolegjin AAB, Prof. Agron Mustafa, mori pjesë në takimin dy-ditor të Konsorciumit të projektit CreaTech, i cili u mbajt më 25 dhe 26 maj 2026 në Slloveni. Aktivitetet u zhvilluan në Fakultetin e Dizajnit në Lubjanë dhe në Universitetin EMUNI në Koper.

Gjatë takimit, partnerët e projektit diskutuan progresin e arritur në të gjitha paketat e punës, sfidat e hasura dhe aktivitetet e planifikuara për fazën e ardhshme të implementimit. Duke qenë lider i Paketës së Punës 4 (WP4) – Knowledge Lab, Kolegji AAB prezantoi zhvillimet dhe aktivitetet e realizuara deri më tani, përfshirë trajnimet, angazhimin e studentëve dhe hapat e ardhshëm për forcimin e kapaciteteve në kuadër të projektit.

Takimi konfirmoi partneritetin e fortë ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse dhe përkushtimin e tyre për të promovuar inovacionin, sipërmarrjen kreative dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, studentëve, start-up-eve, investitorëve dhe sektorit kulturor e kreativ.  

Share: