Kolegji AAB dhe Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

9 Korrik 2026

Fakulteti i Arkitekturës i Kolegjit AAB dhe Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë dhe praktikës profesionale në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja synon zhvillimin e programeve studimore, përfshirjen e OARK-ut në proceset e akreditimit, harmonizimin e kurrikulave me standardet ndërkombëtare, si dhe përgatitjen më të mirë të studentëve për tregun e punës dhe procesin e licencimit profesional.

Bashkëpunimi parashikon organizimin e ligjëratave profesionale, konferencave, punëtorive, seminareve, projekteve kërkimore dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta akademike. Gjithashtu, OARK do të mbështesë realizimin e praktikës profesionale, sesioneve orientuese dhe mentorimit për studentët e Fakultetit të Arkitekturës.

Marrëveshja u nënshkrua nga profesori i Fakultetit të Arkitekturës në Kolegjin AAB, Armend Fazliu, dhe kryetarja e OARK-ut, Mimoza Haxhija Jedrashi.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, palët vlerësuan se ky partneritet do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit në arkitekturë dhe në përgatitjen profesionale të studentëve.

Share: