Kolegji AAB dhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional

27 Janar 2021

Në Kolegjin AAB u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.
Qëllimi i Marrëveshjes është lidhja e mësimnxënies teorike me punën praktike për një progres më të mirë ekonomik.

Ky bashkëpunim do të realizohet përmes ofrimit të punës praktike të studentëve të Kolegjit AAB, në Kompanitë turistike dhe hoteliere; zhvillimit të temave të diplomës duke u mundësuar studentëve, krahas udhëheqjes teorike/shkencore edhe udhëheqjen praktike të punës së diplomës në kompanitë turistike dhe hoteliere; angazhimit të AAB-së në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore të OHTK;si dhe organizimit të punës praktike dhe punës sezonale për studentët e AAB në Kompanitë turistike dhe hoteliere.

Marrëveshjen e nënshkruan z. Hysen Sogojeva, kryetar i OHTK-së dhe Prof. Ass.Dr. Venera Llunji, prorektore per Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Koelgjin AAB. Në takim more pjesë: z. Skender Thaçi, nënkryetar i OHTK-së, znj.Gentiana Gashi, asistente administrative në OHTK si dhe profesoreshë Roberta Bajrami nga Kolegji AAB.

Share: