Zhvilloi punimet Konferenca e IV-të Studentore e studentëve të shkencave sociale

25 Shkurt 2021

Organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, në Kolegjin AAB në Prishtinë, sot zhvilloi punimet Konferenca e IV-të Studentore, ku morën pjesë studentët e të tre degëve: Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, të cilët vijojnë studimet në programin Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve.

Në hapje të kësaj konference e cila temë bosht pati trendet aktuale arsimore nga pikëpamjet studentore në fushën e shkencave sociale, dekani Prof.ass.dr. Hysen Kasumi, tha se qëllimi i organizimit të kësaj konference është që t’ iu ofrojmë studentëve të rrisin interesimin për të kontribuar në aspektin shkencor dhe për të ndarë njohuritë me studentët tjerë pjesëmarrës.

Në konferencën e sotme me kontributet e tyre hulumtuese u paraqitën 59 studentë, ndërsa trajtuan tema që i përkasin shtyllave kryesore të konferencës, si zhvillimi në fëmijërinë e hershme, pedagogjia, psikologjia e aspekti social.

Share: