Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,
Ju informojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, nga data 06 prill 2021 (e martë), procesi mësimor në Kolegjin AAB do të kalojë online.
Ligjëratat, sipas orareve të deritanishme, do të mbahen përmes platformës e-service në klasat virtuale.
Ndryshe, përveç procesit mësimor, Kolegji AAB në të tri degët e veta do të ofrojë shërbimet administrative, financiare e teknike sipas orarit të rëndomtë gjatë tërë kohës, duke respektuar në mënyrë rigoroze zbatimin e masave në fuqi (mbajta e maskës, respektimi i disancës, mbajtja e higjienës, etj.).
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, kjo formë e mësimit do të mbetet në fuqi deri më 18 prill 2021.
Studentët luten që nëse kanë paqartësi rreth njoftimit, të kontaktojnë me referentët përkatës, ndërsa për probleme teknike me e-service, luteni të kontaktoni zyrën për zhvillim softuerik.
Ju faleminderit për mirëkuptim!