Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

7 Maj 2021

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshjen bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, që është institucion publik shëndetësor i cili bënë pjesë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet që studentëve të Kolegjit AAB, t’ u ofrohet mundësia për realizimin e pjesës praktike të studimeve dhe zhvillimin e njohurive të reja praktike, në kuadër të programit master Fitnesi dhe Nutricioni.

Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit te Kulturës Fizike dhe Sportit, Prof.Asoc. Dr. Fatmir Pireva, dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, Dr. Afrim Shabani.

QKMS si qendër referente e mjekësisë së sportit, ofron shërbime shëndetësore për të gjithë sportistët dhe pacientët e referuar aty. Kjo qendër kryen edhe hulumtime kërkimore shkencore, statistikore dhe përgatit programin e masave të kujdesit shëndetësor nga fushë veprimtaria e vet që studentëve do t’ ju ndihmojë në zhvillimin e tyre profesional.

Share: