Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshjen bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, që është institucion publik shëndetësor i cili bënë pjesë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Përmes kësaj marrëveshjeje synohet që studentëve të Kolegjit AAB, t’ u ofrohet mundësia për realizimin e pjesës praktike të studimeve dhe zhvillimin e njohurive të reja praktike, në kuadër të programit master Fitnesi dhe Nutricioni.
Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit te Kulturës Fizike dhe Sportit, Prof.Asoc. Dr. Fatmir Pireva, dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, Dr. Afrim Shabani.
QKMS si qendër referente e mjekësisë së sportit, ofron shërbime shëndetësore për të gjithë sportistët dhe pacientët e referuar aty. Kjo qendër kryen edhe hulumtime kërkimore shkencore, statistikore dhe përgatit programin e masave të kujdesit shëndetësor nga fushë veprimtaria e vet që studentëve do t’ ju ndihmojë në zhvillimin e tyre profesional.