Me një shfaqje publike që u mbajt në Teatrin AAB “Faruk Begolli” , studentët e vitit të dytë të programit Koreografi, në kuadër të Fakultetit të Arteve në AAB, përmbyllën provimin e lëndës së koreografisë.
Shfaqja u gërshetua me monologë, duete e trio, ku studentët shfaqën krijimtarinë e tyre të mësuar gjatë këtyre dy viteve të studimeve.
Me këtë rast, mësimdhënësja e kësaj lënde prof. Luljeta Braha, u shpreh e kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e studentëve përgjatë gjithë vitit akademik dhe po ashtu me performancën e tyre publike.
Kujtojmë se Kolegji AAB është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në programin e Koreografisë, në kuadër të Fakultetit të Arteve.