Kolegji AAB dhe Instituti i Sociologjisë së Shqipërisë vazhduan marrëveshjen institucionale

8 Korrik 2021

Marrëveshja për bashkëpunim institucional mes Kolegjit AAB dhe Institutit të Sociologjisë së Shqipërisë e nënshkruar që në vitin 2015 është vazhduar sot për një afat të pacaktuar.

Raportet e shkëlqyera mes dy institucioneve dhe organizimi i konferencave dhe aktiviteteve të tjera deri tani si dhe planifikimi i aktiviteteve të ndryshme që do të mbahen në të ardhmen, kanë bërë që Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sociologjisë së Shqipërisë, Prof. Dr. Lekë Sokoli dhe Rektori i Kolegjit i AAB, Dr.Sc. Bujar Demjaha, e në përkrahje edhe nga dekani i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof. Dr. Besim Gollopeni të nënshkruajnë vazhdimin e këtij bashkëpunimi institucional.

Marrëveshja ngërthen bashkëpunimin në fushën e organizimit të konferencave të përbashkëta, pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e planifikuara: seminare, tryeza, aktivitete shkencore e kulturore, shkëmbim të stafit akademik dhe shkencor, publikime të përbashkëta në revistën “THESIS” dhe revistën shkencore të Institutit të Sociologjisë së Shqipërisë.

Në takim morën pjesë edhe prorektorja Venera Llunji dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Hysen Kasumi.

Share: