Nga rreth 5 mijë universitete të botës, të përfshira në rangimin #TransparentRanking, që mbështetet në të dhënat e Google Scholar, Kolegji AAB është renditur institucioni i parë jopublik nga të gjitha institucionet shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Kolegji AAB mbetet sërish i vetmi institucion jopublik nga Kosova që përfshihet në këtë listë, ndërkohë që nga vendi ynë në këtë rangim është përfshirë vetëm edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Nga mbi 30 mijë universitete botërore që vlerësohen nga kjo ranglistë, në këtë renditje janë përfshirë vetëm 4 mijë të parët, si një ndër top universitetet më të mira në bazë të botimeve të studiuesve dhe profesorëve dhe citimit të tyre nga autorë të tjerë.
Kolegji AAB vazhdon të jetë i përkushtuar në zhvillimin e mëtejmë të komponentës së kërkimit shkencor, duke mbështetur dhe përkrahur projektet dhe hulumtimet e stafit akademik dhe të studentëve. Këtë e dëshmon edhe Revista Ndërkombëtare Shkencore “Thesis”, e cila botohet nga AAB, e që tashmë është indeksuar në rreth 50 plaforma shkencore, duke përfshirë: DOAJ, Hrcak, Base Bielefeld, MIAR, Worldcat, etj..
Transparent Ranking, siç quhet lista e top universiteteve nga citimet në Google Scholar, publikohet nga Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB.