Prishtinë, 21 prill 2015- Tre studentë të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB,EgzonThaqi, IbadeteGashi dhe Blina Zhubi, kanë marrë pjesë në Forumin Ekonomik Studentor , forum ky i organizuar nga Universiteti i Prishtinës .
Studentët e AAB-së u prezantuan me temën “Ndikimi i shpërndarjes së buxhetit(të hyrave) në zhvillimin ekonomik të Kosovës”,temë kjo e sygjeruar nga stafi mësimdhënës i Fakultetit Ekonomik, Vjollca Hasani e DonatRexha.
Studentët e AAB-së arritën të bëjnë një prezantim të shkëlqyer, duke dëshmuar kështu për kualitetin e studimeve dhe punën e palodhshme që bëhet në Fakultetin Ekonomik.
Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe studentët e ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, Universitetit Amerikan në Kosovë dhe të Kolegjit UBT.Forumi kishte për qëllim nxitjen dhe aftësimin e studentëve në sferën e komunikimit, ekonomisë, politikës dhe biznesit.