Kolegji AAB ndau mirënjohje për tre vendet e para në garën e matematikës

1 Qershor 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, Fakulteti Ekonomik në AAB, mbajti garë nga lënda e Matematikës, për studentët e nivelit bachelor, të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre prof. Lulëzim Bytyqi dhe as. Merita Shabani.

Vendi i parë i takoi studentit Bunjamin Huseini, i dyti Dardan Pasjaqës  dhe i treti, Shaban Gashit.

Fituesit e tre vendeve të para u shpërblyen me mirënjohje, të cilat i ndau dekanja e Fakultetit Ekonomik, Dr. Vjollca Hasani.

 Qëllimi i kësaj gare ishte të promovojë rëndësinë e lëndëve ekzakte, si dhe të ndihmojë studentët në zhvillimin e shkathtësive garuese.

Share: