Studentët e Juridikut në Gjakovë, simuluan shikimin e vendit të ngjarjes

1 Qershor 2015

Në kuadër të Manifestimit Tradicional “ Ditët e AAB –së 2015“,  Fakulteti Juridik, dega në Gjakovë, së bashku me studentët  e vitit të dytë dhe të tretë, organizuan aktivitetin e simuluar “Shikimi në vendin e  ngjarjes- vrasje e rëndë”. Më konkretisht gjatë këtij aktiviteti studentë janë njoftuar për rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykatës gjatë shikimit dhe mbledhjeve të provave në vendin e ngjarjes.

Studentët paraprakisht kanë mbajt një  videokonferencë se si bëhet shikimi  i vendit të ngjarjes dhe si raportohet në medie.

Me këtë aktivitet studentët patën rastin nga afër të aplikojnë praktikisht  në hapësirë të hapur shikimi e vendit të ngjarjes sipas procedurave hetimore kriminalistike.

Share: