Prishtinë, qershor 2015 – Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e AAB –së 2015”, studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit vizituan Liqenin e Akullt të Lubotenit. Në aktivitet ishin pjesëmarrës mbi 50 studentë e profesorë të AAB-së.
Gjatë udhëtimit deri në destinacion studentët patën mundësinë të shijojnë bukuritë piktoreske të Bjeshkëve të Sharrit, si dhe të përjetojnë përvoja të paharrueshme.